Zbardhen debatet tek ‘Integrimi’, Gjonaj-Tabakut: Sot shkele ligjin! Rezultatet në drejtësi na kanë sjell në këtë pozicion!

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, kryetarja Jorida Tabaku shkeli ligjin pasi nuk shpalli që në fillim mbledhje me dyer të mbyllura sikundër parashikohet në këtë rast. Konstatimin e bëri deputetja e PS, Etilda Gjonaj. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i draft Pozicionit Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët”, për negociatat për antarësimin në BE. Gjonaj tha se praktika e mirë e krijuar deri më tani për fat të keq dështoi me mbledhjen e sotme.

“Më vjen keq që në këtë drejtim, çdo deklaratë politike që bëtë sot mund të kishte vend në çdo mbledhje tjetër, por jo sot këtu. Sot është një ditë historike për të gjithë shqiptarët, pasi bëhet fjalë për një avancim të jashtëzakonshëm të çdo reforme që është ndërmarrë deri tani, dhe prandaj jemi në këtë moment. Do donim jashtëzakonisht shumë ta bënim publike për të gjithë qytetarët, me të gjithë shqiptarët, por vetë detyrat dhe përgjegjësitë tona na kërkojnë që kjo mbledhje të respektojë ato parashikime ligjore që kemi miratuar të gjithë bashkarisht. Do të thotë në këtë mbledhje do duhej që në fillim të vendosnim që kjo mbledhje do duhej të kryhej brenda konfidencialitetit, që e kërkon ligji dhe rregullorja”, u shpreh Gjonaj.

Në vijim të fjalës së saj ish-ministrja e Drejtësisë, tha mes të tjerash se Shqipërinë deri në këtë pikë, me këto rezultate të mira në këtë pozicion negociues, e ka sjellë drejtësia dhe me drejtësinë ne tha ajo nuk negociojmë, ashtu siç nuk komentojmë asnjë vendim gjykate duke iu referuar rastit të fundit të dënimit të ish-deputetit Ervin Salianji.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com