Në vitin 2004, James Blunt publikoi një këngë që do të zinte rrënjë në radio dhe më vonë në platformat online, për gati 20 vjet. “You’re beautiful” u bë një nga këngët më romantike në botë, me një histori dashurie që stigmatizon Blunt si një “romantik me damkë”.
Pavarësisht hiteve që kishte bërë para dhe pas, Blunt nuk kishte shkruar një këngë më të suksesshme. Ai arriti në numrin 1 në Billboard Hot 100, në SHBA, Kanada, Australi dhe disa vende evropiane.
Shumë njerëz e përdorën këtë këngë për një propozim martese, për kërcimin e tyre të parë si të porsamartuar apo një darkë romantike, por e vërteta pas këngës dhe këngëtarit nuk është aspak romantike.
Në vitin 2017, Blunt shprehu për “Huffington Post” ankesën e tij për ata që nuk e besojnë kur ai tregon historinë e vërtetë.
“Të gjithë thonë: “Ah, është kaq romantike. E dua për një këngë në dasmën time. Epo, ata nuk e dinë se çfarë po ndodh me ta”, ka komentuar James Blunt në intervistën e tij.
“Ata të vënë këto etiketa, si “Oh, James Blunt. A nuk është ai një romantik i kripur?” Jo, uf, nuk jam. “You’re beautiful” nuk është një këngë romantike. Bëhet fjalë për një djalë që është nën efektin e drogës, ndërsa gjendet në metro. Aty po përndjek të dashurën e dikujt tjetër derisa i del përpara. Ky djalë normalisht duhet të çohet në një spital psikiatrik ose burg, ai është disi i jashtëzakonshëm”, kishte thënë ai.
Në vitin 2022, Blunt u rikthye me të njëjtën histori, vetëm se këtë herë ai pranoi se djali në metro nuk ishte askush tjetër përveç tij dhe se tekstin e “You’re beautiful” i shkroi në vetëm dy minuta.
“Jam unë që shikoj të dashurën e dikujt tjetër në metro teksa masturboj”, kishte thënë ai, duke shkaktuar bujë në rrjetet sociale. Blunt donte të provonte se është “i lirë”, por rrëfimi i tij pati efekt të kundërtën. Nga rapsodia e dashurisë, ai rrezikoi të bëhej stalker (përndjekës), fanatik i skenës muzikore botërore. Njerëzit filluan të shkruanin në Twitter se sa “i çuditshëm” është Blunt, i cili ndjek një vajze në metro.
Vetë-përçmimi i tij, megjithatë, e ndihmoi James Blunt t’i tregonte audiencës kjo histori ishte një moment fatkeq në të kaluarën./Liberale.al