Influencerja e njohur e TikTok-ut në Irak ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ylli i TikTok-ut Gufran Sawadi, e njohur me emrin Umm Fahad, është vrarë me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Influencerja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së saj. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe e gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zonë.
Video tregon autorin e armatosur, i cili qëllon drejt yllit të TikTok-ut.
Në të kaluarën TikTokerja u dënua me gjashtë muaj burg për veprën penale të “prodhimit dhe publikimit të videove që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshm, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”.