Adam Clayton është ndarë nga gruaja e tij, Mariana Teixeira de Carvalho.
Ylli 64-vjeçar i rock-ut, i njohur si kitaristi i basit në grupin irlandez të rock-ut U2, u martua me avokaten braziliane në vitin 2013 dhe dyshja kanë së bashku vajzën 6-vjeçare Alba. Të dielën u bë e ditur se çifti do të ndahet, raportojnë mediat.
Një zëdhënës i çiftit tha: “Të dy do të vazhdojnë të jenë plotësisht të përfshirë në kujdesin e vajzës së tyre dhe ata kërkojnë që të respektohet privatësia e familjes.”
Artisti njihet për faktin që mban jetën e tij shumë private. Kujtojmë se kur pranoi çmimin e tij ‘Stevie Ray Vaughan’ në MusiCares MAP Fund në 2017, ai tha:
“Isha në Brazil dhe takova një avokate që ishte e zgjuar dhe e bukur. Filluam të takoheshim. Më pas u martova me Marianën. Faleminderit, Mariana, për jetën e mrekullueshme që kemi së bashku dhe që e bëtë çdo ditë më kuptimplotë.”
Muzikanti ka qenë i lidhur më parë me supermodelen Naomi Campbell dhe ishte fejuar me Suzie Smith për një kohë në vitin 2006.