Xi për tarifat amerikane: Proteksionizmi nuk të çon askund

Proteksionizmi nuk të çon askund dhe një luftë tregtare nuk do të ketë fitues, deklaroi mes luftës tregtare me SHBA-në, presidenti kinez Xi Jinping.

Jinping do të bëjë sot udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, duke u ndalur në Vietnam, Malajzi dhe Kamboxhia për të forcuar lidhjet tregtare rajonale, mes tarifave të Donald Trump.

Në një artikull në të përditshmen kryesore të Vietnamit ”Nhan Dan”, Xi u kërkoi të dy vendeve “të ruajnë fuqishëm sistemin tregtar shumëpalësh, stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global dhe një mjedis ndërkombëtar të hapur dhe bashkëpunues”.


/ANSA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com