“Xhelozia e sëmurë” e 35-vjeçarit në Tiranë, gruaja e tij kishte tentuar disa herë vetëvrasjen. Letrat e lamtumirës në banesë

Detaje të reja janë mësuar për rastin e “ngujimit” të dy grave dhe një vajze të mitur në Tiranë nga Jetnor Zhaboli. Ky i fundit, siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, ishte i martuar prej 10 vitesh dhe ishte tejet xheloz për bashkëshorten, duke i ndaluar asaj çdo lëvizje.

Mësohet se xhelozia dhe sjelljet agresive të 35-vjeçarit ishin shtuar gjatë viteve të fundit.

Në polici nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë.

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire që gruaja kishte shkruar.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

Gazetari raporton po ashtu se, edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 trokitën në derën e Zhabolit, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili i futi brenda në banesë.

Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetusve. Ka qenë e ëma, H.Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre. Bashkëshotja e Zhabolit për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com