Deputeti demokrat Xhelal Mziu është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.
Mziu po pyetet për disa tendera të dyshimtë gjatë kohës kur drejtonte bashkinë e Kamzës.
Deputeti i PD është kërkuar nga SPAK edhe 2 vite më parë për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e pasardhesit ne detyre, Rakip Sulit.
Mziu është kallëzuar në SPAK nga Suli për shpërdorim detyre. Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipëfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.
/a.r