Xhaferi kujton kur u bë zv/ministër i Mbrojtjes: Duhet të komunikoja me ata që para 2 vitesh luftoja

E kështu që pas luftës, tashmë ai është prej 22 vitesh aktiv në politikë. Mbi supe ka 6 mandate si deputet, ku në 2 prej tyre ka shërbyer edhe si kryetar Kuvendi.

Ndër rolet që ka pasur ka qenë edhe ai i zv/ministrit të Mbrojtjes, ku tregoi se dy vite pas luftës, duhej të komunikonte me ata që më parë luftonte.

“Në 2002-2004 isha deputet. Në 2004-2006 për herë të parë bëhem zv/ministër i mbrojtjes dhe pas 2 vjetëve të luftës bëhesh zv/ministër për të komunikuar me atë me të cilin deri dje ke qenë në njësi, ke luftuar, por kthehesh të jesh “mbi” ta në kuptimin politik. Normal që ato tabu janë thyer”, tha ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com