Jonny Dymond në rolin e drejtuesit teksa politikanë dhe aktivistë ju përgjigjen pyetjeve nga publiku në Tiranë, Shqipëri
Të martën, më 10 shtator, BBC World Questions do të jetë në Shqipëri për të diskutuar për të ardhmen e vendit, në kryeqytetin Tiranë.
Zhvillimi ekonomik, korrupsioni, emigracioni dhe kostot e jetesës do të diskutohen nga një panel politikanësh dhe aktivistësh.
Programi i BBC World Service, që vë në qendër të debatit njerëzit dhe pyetjet e tyre, do të prezantohet nga korrespondenti i BBC, Jonny Dymond. Jonny do të drejtojë debatin që do të udhëhiqet nga pyetjet e publikut të pranishëm në event.
Pjesë e panelit janë:
Lavdrim Krashi – Deputet socialist
Lulzim Basha – Demokratët Euroatlantikë
Edlira Çepani – Avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut
Fiori Hoxhaj – Aktiviste e të rinjve
Gwenan Roberts, Redaktor i BBC World Service English shprehet: “BBC World Questions vjen për herë të parë në Shqipëri për të diskutuar çështje thelbësore që prekin njerëzit në të gjithë vendin. Ne mezi presim ta përcjellim debatin në Tiranë te të gjithë dëgjuesit tanë përqark botës.”
Programi do të regjistrohet para publikut të pranishëm të martën e 10 shtatorit, në orën 19:00, në ambientet e Hotel Rogner.
Paraprakisht, do të ketë një pritje e cila do të nisë në orën 18:00. Regjistrohuni për të qenë pjesë e audiencës:
https://www.bbc.co.uk/showsandtours/shows/world-questions-10sept24
BBC World Questions: Albania do të transmetohet fillimisht në BBC World Service English të shtunën e 14 shtatorit. Do të mund të ndiqet online në adresën www.bbc.com/worldserviceradio, në BBC Sounds dhe platforma të tjera të podkasteve. Producente është Helen Towner.
Për t’u akredituar dhe për të ndjekur debatin, për kërkesa për intervistë, dhe pyetje të tjera për Shërbimin Botëror të BBC, ju lutemi të kontaktoni: rebecca.davies02@bbc.co.uk