Përvjetori i parë i sulmit terrorist të Banjskës përkoi me fjalimin në Kombet e Bashkuara të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai iu referua disa herë Kartës së OKB-së dhe përsëriti mbështetjen për Ukrainën, por kujtoi gjithashtu Rezolutën 1244 për Kosovën.
Si çdo vit në OKB, Vuçiçi akuzoi Perëndimin për bombardimin e Serbisë dhe duke anashkaluar faktet tha se nuk është shërbëtor i Rusisë. Ai u ankua për serbët e Kosovës, për të cilët tha se nuk po gjejnë drejtësi.
“Si mund të ketë paqe në Kosovë nëse kërcënohen të drejtat e një populli”, tha Vuçiç.
“Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së. Do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe nuk do t’i japim askujt llogari. Kjo është liria dhe pavarësia e Serbisë”.
Presidenti tha se Serbia është një vend i vogël, që nuk mund të konkurrojë me fuqitë e mëdha, por ka si detyrim ndaj popullit, që të mbetet e përkushtuar për të ardhmen.
/a.r