Vuçiç kundër Perëndimit dhe vendeve të rajonit: Shqiptarët po armatosen. Serbia po shkatërrohet nga ata që…!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka hedhur akuza ndaj Perëndimit dhe vendeve të rajonit se po shkatërrojnë Serbinë.

Në një intervistë për mediat vendase, ai u shpreh se vendi i tij po shkatërrohet nga “ata që nuk duan të jetë e pavarur dhe e stabilizuar”.

Ai u shpreh se gazeta gjermane Frankfurter Algemann Zeitung ka shkruar se Vuçiç është i frymëzuar nga ajo që Azerbajxhani ka bërë në Nagorno-Karabakh, ndaj edhe po fuqizon ushtrinë, pretendim sipas tij i pabazuar në fakte.

Më tej ai u shpreh se për këtë veprimtari duhen para, që vijnë nga fuqitë e mëdha dhe vendet e rajoni që kanë interes destabilizimin e Serbisë.

Po ashtu ai tha se në terren shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.

“Armatosja e shqiptarëve tashmë po bëhet, më së shumti po përdorin Turqinë. Serbët po çarmatosen. Ka vetëm një qëllim, përmbysja e Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com