Vuçiç flet për dy Samitet në Tiranë: Ja tre kërkesat e ndërkombëtarëve për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua sot qytetarëve nga Presidenca, pas pjesëmarrjes në dy samitet në Tiranë.

Ai deklaroi se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë presion ndaj Serbisë sesa ndaj shqiptarëve.

“Serbisë do t’i kërkohet njohja de fakto ose de jure e Kosovës”, tha fillimisht Vuçiç, të cilën e shkroi si pikë të parë në një dërrasë të zezë, raporton Nova.rs.

Presidenti serb tha se populli serb në Kosovë nuk do të lihet në baltë dhe se do të gjendet një zgjidhje për pagat dhe pensionet.

“Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë. Dhe shpresoj që në ditët dhe javët në vijim do të gjejmë një zgjidhje për popullin serb. Dhe e vetmja gjë që mund të përsëris për ata njerëz është se ne nuk do t’i lëmë në baltë. Do t’i marrin rrogat dhe pensionet, në çfarëdo forme”, tha ai.

Vuçiç më tutje deklaroi se ndërkombëtarët do t’i kërkojnë shtetit serb që të heqë dorë edhe nga Republika Srpska, vendosja e sanksioneve kundër Rusisë si dhe një qëndrim të fortë kundër Kinës.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com