Vuçiç: Eksportojmë të gjitha armët që mundemi të prodhojmë për shitje

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

“Gara e ardhmëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiç tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2024, Vuçiç vazhdimisht ka deklaruar se Serbia nuk eksporton armë në Kiev dhe Moskë.

Menjëherë pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Beogradi paraqiti një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerët e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com