Vuçiç deklaroi se ‘Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin’, reagon Xhaferi: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e veriut, Talat Xhaferi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.

Sipas Xhaferrit, sipas tij kjo po bëhet në kuadër të një fushate të përgjithshme propaganduese që bëhet nga shumë anë.

“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiçi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta ndiqni nga mediat.

Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu.

Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiçi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje” – tha Talat Xhaferi, raporton Klan Maqedonia.

Prononcimi i Kryeministrit Xhaferi vjen pas reagimeve të shumta që erdhën nga opozita shqiptare, ku siç u tha, duke sulmuar Kurtin, Vuçiçi rreshtohet krah partive në pushtet./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com