Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim prekës për nënën e saj. Në një bashkëbisedim me Elsa Lilën në “Ferma Vip” Çiljeta tregon se nëna e saj vuan nga kanceri dhe se aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë. Ajo është shprehur se është shumë në merak aktuakisht për gjendjen e saj psikologjike pasi të ëmës po i bien dhe flokët nga mjekimet që po merr.
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me Zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po i bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë,” tha Çiljeta.