Vritet numri dy i Hamasit! Netanjahu ka gati planin për ofensivën në Rafah

Grupi militant i Hamasit ka marrë një goditje të rëndë nga ushtria izraelite. Zëvendëskomandanti i krahut ushtarak, Marwan Issa është sulmuar nga ushtria izraelite, citon TGCOM.

Mediat ndërkombëtare dhe burime palestineze, theksojnë se ai u plagos rëndë, por pa dhënë detaje për fatin e tij.

Zyrtari i lartë besohet se është një nga organizatorët e sulmit të 7 tetorit në Izraelin Jugor. Forcat izraelite të mbrojtjes thanë se kanë vrarë 18 militantë të Hamasit natën e së shtunës në Rripin e Gazës.

Sipas Times of Izrael, militantët e Hamasit u vranë nga snajperat dhe nga sulmet ajrore. Hamasi bën të ditur se në 24 orët e fundit në Gaza janë vrarë 92 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në mbi 31 mijë.

Përpjekjet e dështuara të deritanishme për të siguruar një armëpushim të përkohshëm kanë krijuar krizën më të madhe humanitare të dekadës së fundit në Gaza.

Kjo pasi Izraeli ka planifikuar një ofensivë të re kundër bastionit të Hamasit në Rafah, qyteti i fundit relativisht i sigurt në Gaza. Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës në Izrael, shprehu shqetësimin për një sulm në Rafah, duke thënë se ekzistonte rreziku që do të rezultonte në më shumë viktima civile.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë sulmin tokësor në Rafah, duke thënë se 1.2 milionë njerëz atje nuk kanë ku të shkojnë.

Por shqetësimet e ngritura nga OBSH nuk e kanë penguar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nga plani i tij për një sulm në Rafah, ku rreth 1.5 milionë refugjatë palestinezë po kërkojnë strehim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com