Vrasësi kryesor i dyshuar për kartelin Sinaloa është ekstraduar në SHBA nga Meksika.
Autoritetet pretendojnë se Nestor Isidro Perez Salas, apo El Nini , ishte “vrasësi kryesor” që punonte për djemtë e mbretit të drogës Joaquin Guzman , i njohur më mirë si El Chapo.
Zyrtarët amerikanë kishin ofruar një shpërblim prej 3 milion dollarësh për informacionin që të çonte në kapjen e tij.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland pretendon se El Nini është përgjegjës për për vrasjen, torturimin dhe rrëmbimin e rivalëve dhe dëshmitarëve të kartelit të trafikut të drogës.
Arrestimi i El Nini është pjesë e një përpjekjeje të autoriteteve amerikane dhe meksikane për të frenuar rrjedhën e fentanilit përtej kufirit Meksikë-SHBA.
Sipas Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës, tre nga djemtë e El Chapo, Ovidio Guzman Lopez dhe vëllezërit e tij Ivan Archivaldo dhe Jesus Alfredo Guzman Salazar, janë udhëheqës të një perandorie trafikimi, përgjegjëse për kontrabandën e miliona dozave të fentanilit në SHBA.
López, pseudonimi i të cilit është “Miu”, u ekstradua në SHBA në shtator për trafik droge dhe pastrim parash, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm. Dy nga vëllezërit e tjerë janë në kërkim.
/a.r