Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin me iniciale, E.B të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit të tij, para dy ditësh në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, njoftoi Ahmeti.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi, mbrëmjen e së mërkurës ku shtetasi E.B, qëlloi disa herë me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin) në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës u bë e ditur se viktima nuk mundi t’i përballoj plagët e marra dhe ndërroi jetë në QKUK.