Vrau vëllanë/ Zbardhet dëshmia e Nazif Musait: Më preu rrugën dhe më qëlloi me sëpatë

Autori i ngjarjes në Çukas i Vjetër të Lushnjes, Nazif Musai ka deklaruar se për konfliktin me të vëllanë ishte ankuar në polici, por se blutë i kanë sugjeruar që konfliktin ta zgjidhnin me qetësi me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, 77-vjeçari deklaroi se i vëllai mëngjesin e kësaj të mërkure i ka prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar me sëpatë në dorë, ndërsa ai është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.

Kujtojmë se konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, për një rrugë ku kalonin.

Nazifi, 78 vjeç dhe Azizi, 70 vjeç janë konfliktuar fizikisht. Pas përdorimit te sendeve te forta, situata ka degjeneruar deri në përdorim të armës.

Nazifi ka qëlluar me pistoletë në kokë, vëllain Azizin. Ndërkohë, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me sëpatë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com