Vrau vajzën 16-vjeçare e fqinjin si dhe plagosi gruan në Itali, gjykata mohon kërkesat e Taulant Malajt

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj Taulant Malajt, shqiptarit që vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica, fqinjin Massimo De Santis dhe tentoi të vriste të shoqen, Teftën. Gjykata në Foggia të Italisë mori vendimin të shtunën duke i mohuar gjykimin e shkurtuar dhe vlerësimin psikiatrik. Siç shkruajnë mediat italiane, përkundrazi, gjykatësit kanë pranuar me dhjetëra dokumente.

Avokati i Tefta Malajt, Roberto De Rossi tha se procesi gjyqësor për këtë rast do të jetë i gjatë dhe kompleks.

“Duam të evidentojmë sjelljen e të pandehurit para dhe pas vrasjes në aspekte të ndryshme që lidhen më vonë me dënimin. Ne do të vazhdojmë në mënyrë konkrete me objektivat tona të qarta duke vlerësuar ato që dalin nga hetimi paraprak”, tha ai.

Siç shkruajnë mediat në proces do të shfaqen disa video, si ato që janë survejimi ashtu edhe nga ato të xhiruara nga vetë Malaj pas masakrës. Këto imazhe janë të paedituara dhe tronditëse. Seanca e radhës gjyqësore është parashikuar që të mbahet në muajin Maj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com