Vrau shokun e gjimnazit, arrestohet pronari i lokaleve në Durrës

Policia e Durrësit ka kapur 39-vjeçarin e shpallur në kërkim për vrasjen e kryer në vitin 2016.

39-vjeçari Gëzim Kajno ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen me armë zjarri, ndërsa i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vite.

Më 01 mars të 2016-ës në Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K.

Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet”, thuhet në njoftim.

Gëzim Kajno pak pas ngjarjes ka rrëfyer para policisë detajet e natës kur mbeti i vrarë Asllan Kërtusha, 31 vjeç në lokalin e biznesmenit të arrestuar.

Kajno, i cili plagosi edhe kushëririn e tij në atë përplasje fizike, tregoi se me Asllan Kërtushën njihej prej vitesh. Ai tha se Kërtushën e kishte patur në klasë kur studionte në gjimnazin “Naim Frashëri” të Durrësit.

Kërtusha, sipas tij, ishte person problematik dhe konsumonte shumë alkool. Gëzim Kajno ka treguar se ai vinte shpesh në lokalin e tij dhe se kur pinte, niste e thyente gota duke dëmtuar lokalin dhe duke trembur klientët. Edhe pse e pranoi krimin e kryer, Kajno tha se nuk kishte si qëllim ta
vriste, por reagoi situata doli jashtë kontrollit.

Vrasja e 1 marsit 2016

Më datë 01.03.2016, rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit.

Më pas, në konfikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepjeje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno.

Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Kërtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan:

• dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe
• 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m.

Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, është person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penalë.

 

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com