Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga sherri me thika që la të pajetë 24-vjeçarin Adrian Pepkolaj në fshatin Rrajë të Tropojës, autori i ngjarjes është dorëzuar në polici.
Uniformat blu bëjnë me dije se Saimir Sadiku ndodhet tashmë pas hekurave. Bashkë me të janë arrestuar për ngjarjen edhe 5 miqtë e tij,Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.
“Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë. Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë. Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin S. S., pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë.”
Policia sqaron se Sadiku akuzohet për vrasje me dashje.
Ai ka plagosur me thikë 24-vjeçarin Pepkolaj, i cili ndërroi jetë në spital, vëllain e tij Valentin Pepkolaj (32 vjeç) dhe Shkëlzen Kukaj (45 vjeç) të cilët u trajtuan me ndihmë mjekësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Shtetasi S. S. akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.”
/a.r