Vrau me bastun shokun e dhomës në azilin në Tiranë, autori… është historiani dhe shkrimtari i njohur

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në ambientet e një azili privat në lagjen “Ali Demi”.

Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen me bastun hekuri të 82-vjeçarit Virxhil Vesho, shokun e tij të dhomës Zyhdi Shehi, 78 vjeç.
Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

Ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.
Sipas informacioneve paraprake, rezulton se viktima dhe autori vuanin të dy nga skleroza, kurse motivi ka qenë një sherr banal mes tyre për dhomën.
Sipas biografisë së botuar edhe në Facebook, Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi.
Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982 ai nisi punën në Muzeun Historik të Kavajës.
Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.
Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura të shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri”, etj.
Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja “Naim Frashëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com