Vrau gruan dhe e fshehu trupin e pajetë një javë në banesë, Kastriot Cenko shpërthen në lot para gjykatës greke: Do të doja ta ktheja kohën pas

Gjykata greke ka lënë sot në paraburgim shqiptarin Kastriot Cenko, që dyshohet se vrau gruan e tij Alba Cenko me çekiç.

Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tij është i ligjshëm. 39-vjeçari është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa ka nisur të qajë me dënesë, shkruajnë mediat helene.

Ai ka pranuar vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke u shprehur se do të donte të kthente kohën pas dhe të mos bënte krimin.

Kastriot Cenko tha se nuk kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, duke shtuar se në momentet e krimit ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com