Vrau bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm i riu shqiptar në Britani

22-vjeçari shqiptar Kozma Papa është dërguar nga gjykata britanike me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij.

I riu shqiptar u arrestua në shkurt të këtij viti pasi vrau bashkëatdhetarin e tij Bledi Petraj në Southgate.

Mediat britanike raportojnë se mbrëmjen e 4 shkurtit pas në konflikti fizik mes tyre Papa ka vrarë me thikë 37-vjeçarin.

Më herët dy shqiptarët kishin patur një konflikt të nisur në një kafene, e cila më pas eskaloi në përplasje fizike.

Siaps prokurorit të çështjes dy shqiptarët kanë qenë të pajisur me thika, derisa viktima Bledi Petraj, humbi kontrollin e thikës dhe vrasësi, Kozma Papa e kapi thikën dhe me dy thika në duar, në kohën pasi viktima kishte rënë në tokë  e ka goditur 13 herë në mënyre të vazhdueshme viktimën, i cili edhe pse u gjet i gjallë nga ambulanca nuk arriti t’i shpëtojë dot dhe ndërroi jetë pas disa orësh në spital në pasditen e 4 shkurtit të këtij viti.

22-vjeçari Kozma Papa

Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer.

Hetuesit e Policisë Metropolitane në këtë rast nuk specifikojnë shkakun dhe motivin e vërtetë që çoi në përplasjen fizike që rezultojë me humbjen e jetës së 37-vjeçarit Bledi Petraj me banim në Londër.

Kryededektivi britanik Matheë Goode, thotë: “I shprehim ngushëllimet familjes së Bledit dhe të dashurve të tij që mbajnë zi për vdekjen e tij. Kishim të bënim me një përleshje fizike që përfundoje në një humbje të pakuptimtë të jetës dhe Papa do vuaj një kohë jashtëzakonisht të gjatë me të drejt, prapa hekurave”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com