Hysen Meta 25 vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe vëllai.
Fillimisht u arrestua vajza e tij 19 vjeçare Hygerta Meta. Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me tëcilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.
Hysen, 25 vjeç, Amarildo.21 vjeç dhe vajza 19 vjeçe janë arrestuar ndërsa po hetohet në gjëndje të lirë e ëma.
Trupi i 50-vjeçarit u zhvarros dhe u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku u konstatua se ishte vrarë me 4 plumba. Arma e krimit u gjet në një kënetë pranë fshatit.
Familja ishte me origjinë nga fshati Shën Mëri i Krujës përbëhej prej 6 anëtarësh, burri, gruaja, 2 djem e 2 vajza. Viktima punonte si roje tek tregu i makinave./m.j