Vrau 23-vjeçarin shqiptar me shtizë në Itali, dënohet me 18 vite burg autori algjerian

Fatah Melloul, 28-vjeçari algjerian i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Klajdi Bitri është dënuar me 18 vite burg.

Ngjarja ndodhi më 27 gusht 2023 në Sirolo, Ankona.

23-vjeçari Klajdi Bitri humbi jetën tragjikisht teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga algjeriani, në rrugën Cilea në Sirolo. Ky i fundit e qëlloi Bitrin në gjoks me shtizë peshkimi.

23 vjeçari ndërroi jetë pak minuta më vonë ndërsa autori u largua me makinë me të dashurën e tij, por u kap vetëm disa orë pas ngjarjes dhe u arrestua nga autoritetet italiane.

Prokurori Marco Pucilli kishte kërkuar 24 vite burg. Megjithatë, algjeriani u dënua përfundimisht me 18 vite. Ai gjithashtu duhet t’i paguajë 40 mijë euro prindërve të Klajdi Bitrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com