Vrasjet e Kennedyt dhe Luther Kingut, Trump zotohet të publikojë dosjet: Xhaxha Semi do të…

Donald Trump pritet të nënshkruajë deri në 200 urdhra ekzekutivë në ditën e tij të parë si presidenti i 47-të i SHBA. Duke folur para një turme prej rreth 25 000 njerëzish të cilët kishin qëndruar në radhë për orë të tëra në temperatura nën zero, Trump, 78 vjeç, tha se Amerika e tij e re do të ishte rrënjësisht e ndryshme nga ajo që ai do të trashëgojë.

“Çfarë ndjesie e mirë – na pëlqen të fitojmë, apo jo?” u tha Trump mbështetësve që ishin grumbulluar në arenën Capital One të Uashingtonit më pak se 24 orë përpara se të betohet si president për herë të dytë.

“Gjithçka fillon nesër kur të ngre dorën mbi Bibël për t’u betuar, do të betohemi nesër. Do të betohemi të gjithë bashkë. Kështu e shikoj unë. Kjo do të thotë se ju jeni më të mëdhenj se të gjithë. Ne do të ulim taksat dhe inflacionin tuaj, do të ulim çmimet tuaja, do të rrisim pagat tuaja dhe do të kthejmë mijëra fabrika në SHBA.

Dhe së bashku do ta bëjmë Amerikën të fuqishme përsëri. Ne do ta bëjmë Amerikën të pasur përsëri. Ne do ta bëjmë Amerikën të shëndetshme përsëri. Ne do ta bëjmë Amerikën të fortë përsëri. Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri krenare”, tha Trump.

Donald Trump u tha mijëra mbështetësve e do të vendoste kufizime të rënda për imigracionin në ditën e tij të parë në detyrë, duke u zotuar se do të përmbushte me shpejtësi premtimin qendror të fushatës së tij presidenciale të dielën. Ai theksoi gjithashtu se do të zbardhë edhe vrasjen historike te ish- presidentit amerikan, Jon Kennedy në vitin 1960.

“Duke filluar nga nesër, unë do të veproj me shpejtësi dhe forcë historike dhe do të rregulloj çdo krizë të vetme me të cilën përballet vendi ynë. Ndoshta më e bukura nga të gjitha, këtë javë arritëm një marrëveshje epike armëpushimi si hapi i parë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Dhe kjo marrëveshje mund të kishte ndodhur vetëm si rezultat i fitores sonë historike në nëntor.

Ne do të rivendosim shpejt kontrollin e territorit dhe kufijve tanë sovran. Ne do të dëbojmë çdo anëtar të vetëm ilegal të bandës së huaj dhe emigrant kriminal që vepron në tokën amerikane. Çdo urdhër ekzekutiv radikal dhe budalla i administratës Biden do të shfuqizohet brenda disa orësh nga momenti kur unë bëj betimin. Ne do të bëjmë publike të dhënat e mbetura në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, vëllait të tij Robert Kennedy, si dhe Dr. Martin Luther King Jr. dhe tema të tjera me interes të madh publik për ne. Gjithçka do të publikohet, Xhaxhi Sem”, shtoi Trump.

Trump tha gjithashtu se planifikon të flasë me Vladimir Putin së shpejti dhe ka urdhëruar ndihmësit e tij që të organizojnë një telefonatë me presidentin rus në ditët në vijim, me synimin për të diskutuar mundësinë e një takimi në muajt e ardhshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa kreu i Kremlinit ka shprehur interes për ta takuar atë. Liderë të tjerë botërorë pritet të fillojnë të dynden në Uashington për të provuar të fillojnë marrëdhënie të reja në rrugën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com