Një sherr me thika mes 2 personave në Durrës ka shkaktuar një viktimë.
Korrespondentja e Klan News, Enkeleida Arapi raporton se 40-vjeçari Halil Koka nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra si pasojë e goditjes me thikë.
Sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar i ngjarjes është Arben Koçilja, i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij.
Detaje të reja priten në vijim për motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.
/a.r