Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, në rrethana momentalisht të paqarta.
Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur Gëzim Sinomataj, 22 vjeç.
“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.
/a.r