Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt, që ka lidhje me vrasjen Liridona Ademajt, Tomë Dodaj.
Por nga njoftimi, zbulohet një detaj tjetër i rëndë, për vrasjen më 29 nëntor në Prishtinë të 30-vjeçares. Zbulohet se arma e krimit është blerë në të njëjtën ditë, rreth orës 14:00. Naim Murseli dhe personi që tërhoqi këmbëzën për të qëlluar me një plumb Liridonën, Granit Plava i kanë shkuar në zyrë Dodajt për t’i marrë armën.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.”