Një rast i ri i femicidit trondit Belgjikën. 36-vjeçarja Veronique u gjet e vdekur në një pellg gjaku në shtëpinë e saj në Knock. Infermierja kishte në trup 200 goditje me thikë. Për rastin është arrestuar ish-partneri i viktimës, 41-vjeç.
Siç raportojnë mediat belge, Veronique ishte në një lidhje me autorin prej rreth dy vitesh. Megjithatë, për shkak të pabesive ajo vendosi të ndahej nga ai. Shtatorin e kaluar ata filluan të kishin sërish kontakte. Javën e kaluar, Veronique ishte në shtëpinë e një shoqeje kur burri vazhdoi t’i dërgonte mesazhe asaj dhe të bënte telefonata me video. Të dielën vonë natën e kaluar, ajo u kthye në shtëpi, ai e vizitoi duke thënë se donte të merrte kompjuterin e tij që kishte lënë atje. Fqinjët janë shqetësuar nga zhurma që kanë dëgjuar dhe disa orë më vonë kanë gjetur gruan të vdekur.
Sipas psikiatrit Rudy Verelst, një numër i madh i plagëve me thikë tregojnë një sulm të kryer nën ndikimin e emocioneve intensive dhe të pakontrollueshme. “Autori vazhdon të godasë me thikë, për qejf. Zemërimi duhet, si të thuash, të shuhet”, vëren ai.
Në vitin 1991, një grua 26-vjeçare u godit me thikë të paktën 62 herë në shkallët e banesës së saj Heist. Autori nuk u kap kurrë. Në fund të vitit 2020, një mësuese 59-vjeçare vdiq pasi një ish-nxënëse 38-vjeçare e goditi 101 herë me thikë.
Në total, të paktën 24 femicide janë regjistruar në Belgjikë në vitin 2023./ APE-MPE- Liberale.al