Pas vrasjes makabër të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, nëna e saj, Zorica Gjorçevska, ka reaguar për herë të parë.
Ajo ka bërë një deklaratë për mediat në gjuhën serbe, ku thekson se nuk kanë ekzistuar konflikte mes saj dhe burrit të fëmijëve, duke shtuar se nuk ishte e informuar rreth gjendjes financiare të tij.
Nëna e tragjikisht prekur shprehet se jeta e saj kishte qenë e fokusuar vetëm në fëmijë dhe punë. Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin dhe ka nxitur reflektim mbi çështjet e dhunës dhe sigurisë
“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr.
Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo.
Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.