Dy grupe të forcave speciale RENEA kanë hyrë në fshatin Dobraç, që njihet si zona e grupit të Bajrave, disa orë pas atentatit ku mbeti viktimë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Shkodër dhe për përplasjet që ka pasur me Bajrat.
Atentati ndaj Hamza Licit ndodhi në hyrje të Dobraçit. Lici ishte në makinë me Arlind Bushatin, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas Igli Çelmeta, dy grupe të RENEA po ushtrojnë kontrolle në Dobraç, ndërsa po marrin në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.