Vrasja e Xhemal Metës/ Autori dhe 81-vjeçari do të takoheshin në një lokal, detaji që çoi në zbulimin e krimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e të moshuarit në Zall Bastar. Viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se në orën 9.00 do të niseshin të dy. Por në momentin që janë takuar, autori e ka goditur të moshuarin me mjete te forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur. Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.

Por Xhemal Meta kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet. Shoferi e ka telefonuar disa herë 81 vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Ata kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81 vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com