Vrasja e të moshuarit në Zall-Bastar, policia shoqëron 20 persona, dyshohet se…

Policia e Tiranës njoftoi ditën e sotme se hetimet për vdekjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta, kanë marrë një kthesë tjetër.

Dyshohet se i moshuari, i cili u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar dy ditë më parë është vrarë me sende të forta.

Policia ka shoqëruar 20 persona të cilët do të pyeten lidhur me ngjarjen.

Meta jetonte i vetëm në Zall-Bastar ndërsa familja jeton në Tiranë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M”, njoftoi policia më herët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com