Vrasja e Stiven Toshkëzit, prokuroria mbyll hetimet, akuzat që rëndojnë mbi autorët

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Stiven Toshkëzit, duke dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykimin në ngarkim të dy autorëve të dyshuar.

Axel Hoxha akuzohet për vrasje, ndërsa Ensi Maze për moskallëzim krimi.

Ngjarja ka ndodhur me 18 prill të vitit të kaluar ku pas një konflikti mes të rinjve në Tiranë, si pasojë e përdorimit të mjetit prerës, humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkëzi.

Konflikti dyshohet se lindi për një vajzë, e cila më herët kishte qenë në një tjetër marrëdhënie. Pas ngacmimeve në rrjete sociale Toshkësi shkoi për t’u sqaruar me adoleshentët, por konflikti përfundoi me vrasjen e tij.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com