Vrasja e Pëllumb Metës, vëllai: Fëmijët e kanë marrë përsipër kot, e ka organizuar e shoqja

Vrasja e Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt të këtij viti që ka tronditur opinionin publik, vijon të ketë shumë pikëpyetje. Edhe pse krimi është marrë përsipër nga vajza e viktimës, Hygerta Meta 19 vjeçe, sërish ajo dhe 2 vëllezërit Hysen Meta, 25 vjeç dhe Amarildo Meta, të cilët ndodhen në burg, e kanë ndryshuar disa herë dëshminë e tyre.

Ndërkohë, vëllai i viktimës, Ramazan Meta hedh dyshime mbi bashkëshorten e Pëllumb Metës. Ai tha për RTSH se Blerina Meta, e cila po hetohet në gjendje të lirë, është ajo që ka planifikuar vrasjen.

E shoqja është strumbullari i kësaj vrasje, ajo e ka përgatitur të gjithën. Të shmangësh familjarët e kushërinjtë e burrit, t’i ndash fëmijët nga kushërinjtë. Ajo paska pas hall. Fëmijët e kanë marrë përsipër kot atë pune. Të dalë e vërteta, atëherë do qetësohem unë”, u shpreh ai.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shënavlash të Durrësit më 10 shkurt dhe trupi u zbulua pas 13 ditësh. Sipas policisë krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhes e motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com