Policia e Durrësit zbardh vrasjen e rëndë të ndodhur në fshatin Shën Vlash të Durrësit. Dy djemtë e Pëllumb Metës dhe vajza 19 vjeçare janë arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e 50 vjeçarit ndërsa do të hetohet në gjëndje të lirë e ëma.
Sipas policisë Hysen Meta e ka qëlluar me pistoletë. Motivi konfliktet e vazhdueshme dhe faktet që donte të fejonte vajzën pa dëshirën e saj.
Hysen Meta 25 vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe vëllai.
Trupi i 50-vjeçarit u zhvarros dhe u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku u konstatua se ishte vrarë me 4 plumba. Arma e krimit u gjet në një kënetë pranë fshatit.
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50 vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit për të cilën fillimisht u arrestua vajza e tij 19 vjeçare Hygerta Meta.
Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me tëcilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.
Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita ka zbuluar rolin e 19-vjeçares, Hygerta Meta, e cila e pranoi e para krimin, duke mos ndarë shumë të dhëna për shkak të hetimeve që janë në vazhdim.
“Edhe 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje dhe dihet që arsyeja ka qenë konflikti që kjo dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur me babain.
Nuk është një konflikt i çastit, është një ngjarje që familjarët e kanë mirëmenduar.
Ekzekutorja e ka pranuar akuzën dhe ka shpjeguar rolin që ka pasur. Motra në momentin e parë e ka pranuar që e ka kryer ajo këtë krim të rëndë, por hetimet e thelluara bën që ne të vazhdojmë pasi ajo mori përsipër të gjithë krimin. Është vërtetuar nga mjekësia ligjore dhe data e vrasjes ishte 10 shkurt, dita kur u zhduk”, tha Hita./m.j