Vrasja e Martin Canit, Lala: Prokuroria duhet të vendosë pikat mbi ‘I’! Policia nuk po kryen më veprime

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku i viktimës. Prindërit e Martinit, Engjëll dhe Floriana Cani, përmes një letre të hapur, që ia drejtojnë edhe Ambasadës së SHBA, ngrenë shqetësimet se po tentohet të shpëtohen autorët, ndërsa kërkohet zbardhja e ngjarjes plotësisht. Autori i dyshuar i ngjarjes është lënë në masën e sigurisë arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit.

Gazetarja Klodiana Lala, tha se prokurorja e çështjes është Alma Felaj, e cila e ka pyetur autorin e dyshuar për rreth 8 orë. “Nëse ka një tentativë nga Policia për të fshehur ngjarjen, hetimet drejtohen nga Prokuroria. Është prokurori që vendos pikat mbi ‘I’. Policia nuk po kryen më veprime, atëherë duhet t’i kërkohet transparencë Prokurorisë”, tha Lala. Sipas saj, nuk është kaq e thjeshtë të mbyllet një ngjarje që ka shumë mekanizma që mund të kontrollohet i gjithë procesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com