Vazhdojnë ende hetimet në terren për zbardhjen e vrasjes së Kristjan Markut dy ditë më parë në Vlorë dhe kapjen e autorëve.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se grupi hetimor është përqendruar te zbulimi i autorit që ka vjedhur targat.
Targat i përkasin një polici, i cili kishte lënë makinën të parkuar në Novoselë, të cilat janë vjedhur ditën që ndodhi vrasja.
Policia ka sekuestruar kamerat në njësinë Novoselë për të rënë në gjurmët e personit që grabiti targat.
Celulari i viktimës ndërkohë ende nuk është hapur, por është dërguar te autoritetet përkatëse që të zbërthehen bisedat e tij për të kuptuar se çfarë e lidhte viktimën në Vlorë.
Viktima ishte i vetëm ndërsa në automjet nuk u gjet asgjë e paligjshme.
Edhe makina e autorëve rezulton e vjedhur, ndërsa hetimet vijojnë.