Vrasja e gjyqtares në Tiranë, Fadil Kasemi kërkon të rrëzojë burgun përjetë në Gjykatën e Lartë

Teksa në pak ditë bëhen shtatë vjet nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, do të përballet me Gjykatën e Lartë, ku kërkon të rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm për krimin. Kjo gjykatë ka shpallur datën 29 shtator për seancën gjyqësore ndaj 58-vjeçarit, që më 31 gusht 2017, qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

Rekursi i bërë prej tij kundër vendimit që e mbylli përjetë në qeli do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një trupë gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici, Enton Dhimitri. Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallët më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm.

Aktualisht ai po këtë dënim pasi u fajësua për “vrasje për shkak të rrethanave familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj.

Vrasja e magjistrates Hafizi 2 vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com