Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ilir Brahimin dhe Edison Haxhiun, që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Brahimin dhe Haxhiun. Në lidhje me masën e sigurisë, avokati i të dyshuarve deklaroi se dy të arestuarit dhe tashmë të burgosur, nuk kanë lidhje me ngjarjen.
“Ne kërkojmë që të kryhet ekspertimi i GPS në makinë. Të arrestuarit nuk kanë lidhje me ngjarjen. Prokuroria nuk provoi që makina është e të arrestuarve. Prokuroria nuk provon se kush ishte në mjetin me xhamat e zinj”, deklaroi avokati i dy të dyshuarve./m.j