Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën e sigurisë për babë e bir, të akuzuar për vrasjen dhe fshehjen e krimit të ndodhur në Zhapokikë të Bashkisë Memaliaj.
Skënder Ajdini, 71 vjeç, është lënë në qeli ndërsa djali i tij, Bledari, 43 vjeç, është lëne me masën e sigurisë detyrim paraqitje, teksa do të presin përfundimin e hetimeve për vrasjen e kushëririt të tyre 72-vjeçar Faik Ajdini.
Të arrestuarit nuk kanë dhënë shpjegime në gjykatë teksa në heshtje kanë pritur vendimin. Me togat e zeza do të përballet edhe i dyshuari kryesor, Blerti Kanushi, i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e vrasjes.
Faik Ajdini u gjet i vdekur nga familjarët e tij tri ditë më parë dhe pas hetimeve, policia arriti të zbardhë vrasjen dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë.
/a.r