Nga Agron Gjekmarkaj
Fshehja e vrasjes së Egli Proges, 42 vjeçarit nga Pogradeci është një ngjarje tejet e rëndë e cila kompromenton policinë e shtetit, organet e drejtësisë dhe ato të mjekësisë! Ato jo thjesht heshtën për disa kohë por u bënë palë me kriminelin duke e mbrojtur edhe për lidhjet e tij farefisnore me eksponent lokal të pushtetit!
Ndoshta kjo heshtje e qëllimshme në stinën elektorale ku po hymë është një shenjë bese për banditet dhe “çunat” kudo ata veprojnë e jetojnë për “mbarësinë e Rilindjes”!
Ngjarja në Pogradec është një kujë dhe vaj jo vetëm për familjen Proga që humbi njeriun e dashur, por edhe për çdo qytetar shqiptar, i cili beson se policia duhet ta mbrojë nga krimi, se drejtësia duhet të dënojë kriminelet se mjeket nuk duhet të kenë frikë për të dëshmuar dhunën e tyre që përfundon te vdekja!
Për një krim kaq makabër dhe kontekstin e saj të fshehjes , heshtjes së institucioneve që duhet të ishin në anën e viktimës ende nuk ka thënë asnjë fjalë ministri i brendshem Hoxha. Ai doli nga xhepi i Kryeministrit pak ditë më parë si një pupac nga bota e madhe e anonimitetit pikërisht që të mbetet i tillë pa gojë pa sy pa gjuhë në krye të policisë së shtetit! Ai nuk ka leje të mendojë, as të kërkojë ndjesë as të flasë as të japë dorëheqjen si gjëja më natyrshme në këtë rast jo e jo!! Të flasë? Mbase nuk di e ndoshta për këtë është emëruar! Të dëgjojë opinionin publik? Mbase ka dyll në vesh dhe vazhdon i qetë! Të shohë? Mbase sheh vetëm spotet e propogandës!
Në raste të ngjashme dikush edhe ka ikur e të tjerë së paku janë munduar të thonë diçka, ky hiç nuk ekziston! Çfarë alarmi dhe mjerimi njëkohësisht! Shtatori po vjen dhe Hoxha do përballet me Opozitën në Kuvend për këtë krim të dyfishtë në Pogradec me shtetin kumbarë meqënëse nuk ka ndërgjegje të veten që të përballet dhe të ikë Hoxha pa din e imanë nga erdhi në punët si çirak politik!!