Policia në SHBA ka marrë në pyetje dhe më pas arrestuar një 26-vjeçar, për vrasjen e CEO-së së kompanisë UnitedHealthcare, Brian Thompson.
26-vjeçari i arrestuar është identifikuar nga Policia e Nju Jorikut si Luigi Mangione. Këtij të fundit i është gjetur një ID që kishte emrin e tij dhe një tjetër false.
Ai u ndalua sot në një McDonald’s, në Altoona, Pensilvani.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams thotë se personi i arrestuar posedonte sende që e implikonin në krim.
Ndërsa policia thotë se ka gjetur dokumente të shkruara me dorë, të cilat flasin për “mentalitetin” e të dyshuarit.
Gjithashtu i është gjetur dhe një armë zjarri, megjithatë ende nuk është lëshuar ndonjë akuzë ndaj tij.
Hetimet për vrasjen e CEO-s vijojnë intensivisht nga autoritetet amerikane.