Nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë në 25 shkurt të vitit 2021, ne afersi te Piramides ne Tirane.
Shera nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia. Në banesën e tij në Zallherr nuk ka pasur asnjë person. Vellai i të pandehurit ka theksuar para hetuesve nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij.
Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata. Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias.
SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.
Prokuroria tha se ka 168 prova shkresore, kërkon 16 dëshmitarë dhe po ashtu 5 të bashkëpandehurve, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe bashkëpunëtori i drejtësi Ernejt Shyti.
SPAK dorëzoi në gjykatë 3 akt-ekspertime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët në gjykatë. Për 4 te bashkëpandehurit SPAK ka kërkuar nga 30 vite burg ndërsa për bashkëpuntorin e drejtësisë Ernejt Shyti ka kërkuar 7 vite. Vendimi ende nuk është dhënë sepse nuk kanë përfunduar konkluzionet e mbrojtjes.
Seanca e radhës u la në 26 Janar ora 12 ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarët e parë./m.j