Tre të arrestuarit për vrasjen e Aureljo Dervishit disa ditë më parë në Shkozë janë lënë në burg këtë të enjte.
Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim.
Per ngjarjen policia vuri në pranga 4 persona mes tyre 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16 vjeçarë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të Shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16-vjeçare që dikur ka qenë e dashura e një prej shokëve të tyre.
Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.
Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen./m.j