Gjykata e Apelit ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim paraqitje” për policët e burgut të Peqinit që u arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit.
Drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe 10 punonjës së këtij institucioni u ndaluan pas vrasjes të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.
Arrestimet e tyre u kryen pas dyshimeve se arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.
Armën e krimit autori tha se e ka siguruar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, kohë kur skaneri mund të ketë qenë i prishur.
Fillimisht u aluadua se arma u fut me anë të një droni, por duket se hetuesit e kanë rrëzuar si pistë.
Në dëshminë e tij Mjacaj ka pohuar se ka pasur konflikte dhe debate me Lleshajn, pasi ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor ndaj ka kryer dhe krimin.
Megjithatë Mjacaj ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe është në proces për t’u penduar dhe bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.
Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.
/f.s