Gjykata e Stasburgut ka dhënë ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, i vrarë në prostestën e 21 janarit 2011. Në lidhje me këtë ngjarje vendimi ka dalë në konkulzionin se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes.
Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut theksohet se shteti ka përgjejgësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa shton se fajtori duhet të dënohet.
“Ligji i kohë dhe plani masave të Gardës ishin me shkelje që nuk garantonin jetën, pra shteti ka përgjegjëis për vrasjen”. thuhet në vendimi.
Sa i takon hetimeve, në konkluzionet Gjykatës së Strasburgut thuhet se “hetimi duhet të bëhet dhe të dënohet fajtori kushdo qoftë.”
Gjykata ka gjetur mangësi në kuadrin ligjor që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse në lidhje me operacionet e kontrollit të turmës në përgjithësi, defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e ngjarjes në shqyrtim dhe një dështim për të demonstruar se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e anëtarit të familjes së aplikantit ishte absolutisht e nevojshme, duke pasur parasysh rrethanat. Qeveria ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional!’- thuhet në konkluzionet e gjykatës.
Kujtojmë se Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa familjarët kërkuan që çështjen ta marrë në shqyrtim SPAK.